Një talent shqiptar te Reali, një te Juventusi

aSport – Për herë të parë një shqiptar do të veshë fanellën e Realit të Madridit. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Egzon Alili, i cili është pjesë e kombëtares kuqezi U-17.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave mesfushori iu bashkua ekipeve zinxhir të “Los Blancos” pasi firmosi për shtatë vjet.  Djaloshi me origjinë nga Kumanova jeton prej vitesh në Austri, ku hodhi edhe hapat e parë si futbllist në radhët e USV Pattigham/Pramet.

Në garë për talentin shqiptar ishte edhe Barcelona, që sipas mediave austriake kishte ofruar katër milionë euro, por mesa duket Reali qe një hap para duke arritur të bindë familjen e lojtarit për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll.

Alili do të aktivizohet fillimisht në ekipet e grupmoshave të Realit, ku ka mundësinë e artë të tregojë talentin dhe për të hedhur kandidaturën drejt skuadrës së parë.

Andi Zeqiri

Ndërkohë, në ditën e fundit të merkatos Juventusi afroi Andi Zeqirin, sulmues i datëlindjes 1999.

17-vjeçari me origjinë shqiptare ëshë formuar te Laussane, skuadër që e ka grumbulluar në ekipin e parë në moshën 15-vjecare. Te Juventusi ai fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve.

Në 2014/2015-n Zeqiri u aktivizua në tri ndeshje në ligën e dytë zvicerane (Challenge Legaue), ndërsa sezonin e fundi në 14 takime shënoi dy gola.

Prej vitit 2015 ai është grumbulluar me përfaqësueset e Zvicrës U-17 dhe U-19, ku në nëntë ndeshje ka realizuar tre gola.

You must be logged in to post a comment Login