Ngecin skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita humbet shansin për të kapur kreun!

Pas 11 ndeshjeve pa humbje në të cilat kishte regjistruar 7 fitore dhe 4 barazime, Gjilani i Gentian Mezanit ndali hovin në garën për titull duke humbur më shumë kontaktet me kreun. “Skifterat” u mposhtën në javën e 14-të në transfertë nga Arbëria ndeshje që u vendos nga një gol i Lutfi Biljalit në minutën e 72-të. Me këtë fitore Arbëria u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që Gjilani mbeti në vendin e 3-të me 23 pikë, 6 më pak se Ballkani kryesues që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Java e 14-të nuk i buzëqeshi as skuadrës tjetër të qytetit të Gjilanit, Dritës që barazoi në shtëpi 1-1 me Feronikelin. Golit të realizuar nga Mendurim Hoti në minutën e 40-të të pjesës së parë iu kundërpërgjigj Alzeraj në minutën e 75-të Ajzeraj. Feronikeli e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 80-të ish-mesfushori i Tiranës Argjend Malaj u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë barazim Drita u ngjit në kuotën e 27 pikëve, 2 më pak se Ballkani, duke humbur kështu mundësinë për të kapur kreun.

Cikalleshi: Jam në moment ngritjeje, golat “kuqezi” më japin kënaqësi

Demollari: Kallaku është pasardhësi im