Nën hijen e një referimi skandaloz, Kosova mposhtet në Slloveni

Dardanët” nuk rezistojnë në Ljublanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stadion Stozice”, Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Sllovenët ishin më të mirë në fushë edhe sa i përket statistikave. Ata patën posedimin e topit 60-40 ndaj futbollistëve tanë.

Edhe në goditjet drejt portës, vendasit ishin më të mirë se Kosova, pasi që ata gjuajtën në portën e Aro Muriq plotë pesë herë, kurse lojtarët tanë goditën portën sllovene vetëm dy herë.

Berisha flet për golin e pësuar nga gjysma e fushës

Trajneri i Kazakistanit: Shqipëria tregoi futboll kualitativ