Ja datat e Kampionatit dhe Superkupës, ndryshon Kategoria e Parë dhe e Dytë

aSport – Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar sot axhendën fubtollistike në vend për sezonin 1016/17, si dhe disa ndryshime strukturore në Kategoritë inferiore të kampionatit. Kështu Superliga do të nisë më 7 shtator. Kësaj i paraprin Superkupa mes Skënderbeut kampion e Kukësit fitues kupe më 24 gusht – ndeshja inauguruese e stadiumit të rikonstruktuar Loro Borici në Shkodër. Miratimin rutinë ka marrë Kupa e Republikës për të mëdhenj dhe mosha U19 / U17.

Ndërkohë në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, pasi të mbarojë faza e dytë e sezonit do të përgjysmohen pikët e grumbulluara nga cdo skuadër, si dhe do të krijohen dy ndarje, respektivisht me nga 5 ekipe në Kategorinë e Parë dhe 6 në të dytën. Në secilën kategori, grupi i parë do të rivalizojë për ngjitjen më lart, ndërsa i dyti për të shmangur rënien. Kjo pritet të shtojë konkurrencën dhe ta mbajë publikun pezull deri në javën e fundit.

You must be logged in to post a comment Login