Ndryshime në Kombëtare, mbrojtësi thirre tme urgjencë nga Reja

Dëmtimi i Erjon Hoxhallarit dhe largimi i tij nga grumbullimi kuqezi, ku edhe luajti në miqësoren me Kosovën, ka bërë që trajneri Edi Reja ta zëvendësojë atë me një tjetër lojtar nga Superiorja dhe bëhet fjalë për një lojtar që luan në Superiore.

Fjala është për Adolf Selmanin, mbrojtësin e skuadrës së Laçit, që ka luajtur edhe me Shpresat duke bërë paraqitje të mirë krahas edhe Laçit në elitë, sidomos në seoznin e shkuar ku mori më shumë minuta.

Kështu, pasi ka grumbulluar vëllain e tij, Gentian Selmani, portierin që spikati me Laçin, luajti me Shpresat e tashmë vijon karrierën në Turqi, tashmë është një tjetër Selman që grumbullohet nga trajneri Edi Reja, që në krye të Konbëtares kuqezi është përqendruar shumë edhe tek lojtarët që po spikatin në Superiore…

Kek: Kosova ka yje, por ne e kemi fatin në duart tona

Sahiti: E njohim Slloveninë, do të japim maksimumin për fitore