Federata e Futbollit tw Kosovës ka marrë një lajm pikëllues ditën e sotme, kjo pasi ish kryetari i saj i parë Agim Bytyqi ka ndërruar jetë.

Me një telegram ngushëllimi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka vlerësuar lartë figurën e Bytyqit, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit futbolldashës.
“Kontributi i Agim Bytyqit për futbollin e Kosovës ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat.”