Napoli barazon në Turqi, Hysaj bllokon Quaresma-n

aSport– Napoli arriti një barazim të vlefshëm jashtë fushe dje në Turqi ndaj Besiktas. Për 90 minuta, krahun e djathtë të mbrojtjes së të kaltërve e mbuloi Elseid Hysaj, i cili pati si detyrë bllokimin e Ricardo Quaresma-s, kampion Europe me Portugalinë.

Me rezultatin e djeshëm (1-1), skuadra e mbrojtësit shqiptar ngjitet në kuotën e 7 pikëve në Grupin B të Champions League, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Meritë pati edhe shkodrani, i cili u vlerësua mesatarisht nga mediat italiane.

La Repubblica: “6 E fillon ndeshjen me përqëndrimin e duhur, më pas nis e ruhet nga Quaresma. Në përgjithësi, nuk rrezikon asnjëherë.”

Tuttomercatoweb: “6 Në shumë raste bllokon Quaresma-n, i cili qëndron në hije në pjesën më të madhe të takimit. Shtyn pak, por mbulon me kujdes krahun e djathtë.”

You must be logged in to post a comment Login