Moviola, natë e errët për arbitrin

aSport – Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ishte njëra prej atyre që lindin keq dhe që kanë një fund horror. Pa dashur që t’i faturojmë ç’do fatkeqsi vendimeve të gabuara të arbitrit gjerman themi se ai ka një pjesë të mirë të “fajit” për rezultatin që morën kuq e zinjtë mbrëmjen e djeshme.

Vendimet e tij ta gabuara nuk duhen që të shërbejnë për justifikuar veprimet dhe sjelljen e skuadrës të rreshtuar nga De Biasi, e cila që në minutat e para e pa veten në vështirësi përballë një rivali mjaft të përgatitur.

Sa i përket vendimeve të Deniz Aytekin mund të thuhet se në të dy momentet kryesore të takimit zgjodhi rrugën më të vështirë për të mos thënë atë të gabuarën.

Gabimin më të madh kryesori gjerman e kreu në pjesën e parë ku vendosi që të ndëshkonte “trefish” Shqipërinë edhe pse rregullorja për të tilla situata ka ndryshuar gati një javë përpara se të niste Europiani “Francë 2016”. Pak muaj më parë FIFA doli me një deklaratë për shtyp ku lajmëroi modifikimin e disa rregullave dhe mes tyre flitej edhe heqja e të ashtuquajturit ‘dënimi i trefishtë’ (penallti, të kuq dhe gol).

Që nga qershori i këtij viti nuk i është lënë më në dorë të arbitrit për vendosur sa duhet të penalizojë një mbrojtës (të fundit) që shkakton faull në dëm të sulmuesit që është përpara porte.

Sipas rregullores të re arbitri përveç penalltisë duhet që të akordojë kartonin e kuq vetëm në rast se faulli është i rëndë. Sipas ndryshimeve të fundit Xhimshiti duhet që të merrte vetëm karton të verdhë pasi faulli i tij nuk kërcënonte shëndetin e kundërshtarit.

Edhe në penalltinë e dytë të akorduar arbitri gjerman gaboi gjithçka duke penalizuar Shqipërinë për një faull që bëri Berisha me lojë të ndaluar. Portieri duhej larguar me të kuq (vetëm po të ishte kapiten do të justifikohej veprimi i tij i nxituar) por kurrsesi të penalizohej edhe Shqipëria me penallti. Në ato çaste trupa gjykuese nuk ishte aspak e kthjellët pasi vendimi për t’i akorduar penalltinë e dytë Izraelit u morr shumë sekonda pas kontaktit mes Kukelit dhe sulmuesit izraelit.

Në ditët në vazhdim do të shikohet se çfarë vlerësimi do të marrë arbitri prej eprorëve të tij, të cilët minimalisht nuk do ti japin më ndeshje për të gjykuar për disa muaj.

You must be logged in to post a comment Login