Meta sqaron pasaportën e Cobinas: Më merr në telefon presidenti i Tiranës, na zgjidh këtë hall

Kreu i shtetit ka sqaruar arsyen përse vendosi t’i japë pasaportën shqiptare ganezit, duke u shprehur:

“Për të fshehur skandalet, kanë sajuar një skandal që president i ka dhënë shtetësi shqiptare “terroristit” Kobina të klubit të Tiranës.  Unë nuk e di çfarë ka bërë ai. Më merr presidenti i Tiranës dhe gjithë ata dhe më thonë ma zgjidh këtë hall se kemi ndeshje me Jang Bojsin. Çfarë të bëjë presidenti në këtë rast? Pse, nuk është në interes përfaqësimi sa më dinjitoz i Tiranës apo Partizanit?

Nuk është shkelur ligji. Jo ka qenë i dënuar, jo nuk ka qenë i dënuar. Ne flasim për kryeministra që kanë qenë të dënuar në Zvicër, kanë qenë të dënuar në Milano. E para, ai ka marrë konfirmimin përkatës sipas institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare. Pa marrë atë, nuk e merrte kurrë firmën e Ilir Metës. Këta thonë pse ia ka dhënë me procedura të posaçme”, ka shpjeguar Ilir Meta për rastin e nënshtetësisë së Kobinasë.

KF Ballkani në zi, ndërron jetë ish lojtari

Ballkani mposhtë lehtë Besën, Gjilani vetëm barazim, fiton edhe Trepça89