Mesfushori i Kosovës shënon në ftoren e Hannoverit (video)

Reprezentuesi i Kosoves, Florent Muslija, ka shënuar gol për skuadrën e tij Hannover në kuadër të Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Hannover mposhti lehtësisht, Fortuna Duseldorfin, me rezultat të pastër, prej 3-0. Në fakt, 22 vjeçari, shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa që më vonë për Hannoverin shënoi edhe Ducskch nga penalltia në minutën e 63-të, dhe kur pritej që takimi të mbyllej Fortuna ja lehtësoj edhe më Hannoverit fitoren duke shënuar autogol në minutën e 85-të, për rezultatin 3-0.
Pas kësaj fitoreje, Hannoveri renditet në vendin e tretë në Bundesliga 2, me 9 pikë të mbledhura nga 5 ndeshjet e zhvilluara.

Kujtojmë, se për Hannover-in u aktivizua edhe Valmir Sylejmani nga minuta e 80-të.


Live-Superliga: Këtu mund ti ndiqni ndeshjet e sotme (video)

Superliga e Kosovës: Llapi merr fitoren e parë, Kampioni tregon “dhëmbët”