Mërgim Berisha: Mund të luaj për Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë

aSport – Me forcën e golave Mërgim Berisha ka bërë që të gjithë të flasin për atë. Sulmuesi i talnetuar i FC Liefering-ut, i cili ka në llogarinë e tij plot 5 gola të shënuar në 5 takimet e para që janë lujatur në Erste Liga (kategoria e dyt austriake), pak ditë më parë është shprehur për karrierën në kombëtare.

18-vjeçari i lindur në Berchtesgaden (qytezë në Alpet gjermane) ka pranuar se ka mundësinë që të zgjedh mes disa kombëtaresh. “Unë kam marr një ftesë nga Shqipëria por në atë kohë kam qenë i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk i jam përgjigjur. Ju them se kam mundësi që të luaj edhe për kombëtaren e Kosovës, Gjermanisë dhe atë të Austrisë”, pohoi vetë Berisha, talenti i akademisë të Red Bull Salzburg.

Sulmuesi i talentuar përveç argumentit të lartpërmendur ka folur edhe për momentin e artë që po kalon. Mesatarja e tij e shënimit është një gol për ndeshje dhe nëse vazhdon kështu do ta ndihmojë ekipin e tij që të ngjitet në Bundesliga-n e parë Austriake (aktualisht Liefering është e dyta në Sweite Liga vetëm për shkak të golaverazhit, Kapfenberger SV kryeson pasi ka shënuar një gol më shumë). “Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Kemi bërë disa paraqitje shumë të mira si ekip dhe jam optimist për të ardhmen”, tha 18-vjeçari. Siç dihet skuadra e FC Liefering-ut është ekipi satelit i Red Bull Salzburg-ut dhe Berisha falë golave të shënuar shpreson që sezonin e ardhshëm të grumbullohet nga ekipi kampion i Austrisë. “Nuk mendoj shumë në këtë drejtim pasi me kalimin e kohës do të arrij çdo gjë”, arsyetoi i riu.

You must be logged in to post a comment Login