Memushaj e Manaj sot përballë Juventus

aSport– Rikthehen kampionatet pas ndalesës për ndeshjet e skuadrave kombëtare. Në Serie A, bie në sy takimi Juventus-Pescara që do të luhet sot në mbrëmje. Nga njëra anë vendosen kampionët e Italisë në 5 vitet e fundit, nga ana tjetër Pescara e kapitenit shqiptar Ledian Memushaj, e ngjitur në kategorinë e më të mirëve sezonin e kaluar.

Bardhezinjtë vijnë nga tre fitore radhazi ndërsa Pescara në 4 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë. Në formacionin fillestar pritet të rreshtohet edhe mesfushori vlonjat, ndërsa për sulmuesin Rei Manaj mund të ketë hapësira në ndeshje e sipër.

You must be logged in to post a comment Login