Mediat serbe kujtojnë dronin: I paharruar

Media serbe nuk kanë lënë pa e kujtuar ditën e 14 tetorit 2014. Gazeta “Kurir” shkruan se Serbia e mirëpriti Shqipërinë në një stadium të stërmbushur, në ndeshjet për kualifikueset e EURO 2016, por në stadium u shfaq një dron i të ashtuquajturës Shqipëri e madhe.
Futbollisti serb, Mitroviç zbret dronin poshtë, por lojtarët shqiptarë e sulmuan atë, për të marrë flamurin. Tifozët të provokuar nga kjo nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë ku sulmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthyen më.

Tutje gazeta serbe tregon edhe autorin e kësaj vepre “Organizatori i këtij provokimi skandaloz ishte Ismail Morina, i cili më vonë u bë hero kombëtar në Shqipëri. Morina u ngjit në kishë dhe e lëshoi dronin nga atje. Teksa më vonë tha se donte të bënte një verim patriotik për djegien e flamurit shqiptar në Xhenoa. Më vonë gjithashtu kërkoi falje që shkoi te kisha.” përfundon Kurir.

Statistika: Lituani – Shqipëri, 4 ndeshje të ndërsjellta, asnjë barazim

Tare: Ja ekipi i preferuar shqiptar, kam pasur ofertë për të drejtuar Kombëtaren