Mediat italiane i thurin elozhe mbrojtësit shqiptar

Një pjesë e parë për t’u harruar për skuadrën e Antonio Kontes, që arrin të tregojë diçka vetëm në pjesën e dytë për të kaluar Specian.

Që në fund, edhe sipas vetë trajnerit zikaltër, meritoi komplimentet. Që nuk kanë munguar as për Ardian Ismajlin, mbrojtësin e kombëtares në radhët e bardhezinjve, shkruan Panorama.

Shqiptari është rikthyer të mbulojë rolin e qendërmbrojtësit pas disa ndeshjesh që kishte ndjekur nga stoli dhe rezultatet, për vetë lojtarin por edhe për gëzimin e trajnerit Vinçenco Politano, kanë qenë pozitive, pavarësisht se nuk ndihmuan në rezultatin përfundimtar.

Ja disa prej notave nga mediat ndërkombëtare:

“EUROSPORT” 6,5 – “I zoti në pjesën e parë ndaj Lukakut, kur belgu tentoi të kalonte Prevedel me një prekje elegante. I kujdesshëm edhe në të dytën, me disa spastrime të mira”.

“TUTTOMERCATOWEB.COM” 6 – “Aktivizohet nga minuta e parë nga Italiano. Nuk gabon asgjë në qendër të mbrojtjes pavarësisht se kundërshtarët ishin elementë të vështirë për t’u markuar”.

“CORRIERE DELLA SERA” 6 – “Vuan më shumë se shoku i repartit ndaj Lautaros, por vepron në mënyrë më të pranueshme”.

“CALCIOMERCATO.COM” 6 – ”Lautaro nuk është me siguri një klient i lehtë, ai megjithatë e kalon provën”.

Njeriu i momentit për Istanbulspor: Pres ftesë nga Reja

Gabova që e futa në një ndeshje”, trajneri i Lacios “gozhdon” për herë të parë Strakoshën: Nuk hiqet Reina