Shpresat e Kosovës, sot luajnë kundër Andorrës, në kuadër të grupit të 3-të kualifikues, për Kampionatin europian.
Pavarësisht mungesave, Kosova llogaritet favorit për të fituar ndeshjen.
Kujtojmë se gjatë ditës se djeshme u konfirmua se 4 lojtarë të ekipit kanë rezultuar pozitiv me COVID19, dhe janë izoluar.
Në ndeshjen e parë Kosova U21 ka fituar me rezultat të thellë, 4-0.