Mbyllet pa gola në Pogradec, Tomori më pranë kalimit

Asport-

Pogradeci 0-0 Tomori

Pogradeci dhe Tomori kanë luajtur sot takimin e fundit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Një sfidë interesante duke patur parasysh përballjen mes dy skuadrave që luajnë në të njëjtën kategori dhe i kanë bërë një nisje të mirë në këtë sezon kësaj kategorie. Por duket se interesi i të dy skuadrave për këtë kompeticion ka qënë thuajse minimal pasi ato janë paraqitur në fushë me skuadrat rezervë. Takimi i luajtur në qytetin liqenor është mbyllur në barazim pa gola duke favorizuar kështu Tomorin për të kaluar në turin tjetër. Ndërkohë të dy skuadrat e kanë fokusuar vëmendjen në sfidat e fundjavës në kampionat respektivisht kundra Mamurrasit per pogradecarët dhe Luftëtarit për beratasit. Këta të fundit në këtë takim do të kenë edhe rikthime të rëndësishme në fushë si: Galica, Myzyri, Sharavolli dhe Lundraxhiu.

You must be logged in to post a comment Login