Mavraj në formacionin e javës të “Kicker”

aSport – Mërgim Mavraj është përzgjedhur sërish mes 11 lojtarëve më të mirë të javës nga revista “Kicker”.

Dy ditë më parë ekipi i Mavrajt mori një fitore (2-1) të rëndësishme përballë Ingolstadt-it, tre pikë që i lejuan skuadrës në fjalë që të renditet e dyta në Bundesliga.

Paraqitja e shqiptarit është vlerësuar me nota pozitive prej “Kicker”, e cila e rendit Mavrajn mes 11 lojtarëve më të mirë të javës që sapo u mbyll.

Ndërkohë që një statitikë tregon më mirë punën e bërë nga Mavraj me shokë. Skuadra e 1.FC Köln-it ka mbrojtjen e katërt më të fortë të gjithë ekipeve të pesë kampionateve më të rëndësishme në Europë.

Në këtë klasifikim Atletico Madrid është e para me 0.29 gola të pësuar për ndeshje. Pas tyre renditet Bayern Munchen me 0.33 gola të pësuar për ndeshje dhe Tottenham me 0.43 gola të pësuar për 90’. Pas klubit anglez rendidet skuadra e Mavrajt e cila mesatarisht pëson 0.5 gola për 90’. Në vendin e pestë renditet Villareal me një mesatare pësimi prej 0.57 gola për ndeshje.

You must be logged in to post a comment Login