Marash Kumbulla, një shqiptar gol Milan-it

aSport– Në fitoren e thellë 2-6 që të rinjtë e Verona-s arritën në transfertë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre të Milan, golin e barazimit të përkohshëm 2-2 e realizoi mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. Goli i tij erdhi pas një goditje me kokë në minutën e 31’ të takimit.

Kumbulla, i lindur më 8 shkurt 2000, që nga fillimi i këtij sezoni aktivizohet me skuadrën Primavera (U-19) të Verona-s edhe pse është më i ri në moshë se pjesa tjetër e ekipit. Mbrojtësi numëron 6 ndeshje me Shqipërinë U-17.

You must be logged in to post a comment Login