Manaj gol për Pescara-n

aSport – Rey Manaj ka shënuar përsëri në Serie A. Edhe pse trajneri i ekipit ku militon i jep shumë pak minuta, sulmuesi shqiptar ka dërguar në dy numrin e golave në kampionat.

Rrjeta e sotme kishte mjaft rëndësi për Pescara-n pasi falë shqiptarit evitoi humbjen në “Marassi” kundër Xhenoas.

Në këtë sezon Manaj ka shënuar 2 prej 7 golave të realizuar nga Pescara në 6 javët e para të Serie A.

You must be logged in to post a comment Login