Llapi paralajmëron masa ekstreme “po shqyrtojmë vazhdimin 3 kampionatit”

Kryesia e klubit futbollistik Llapi, pas ndeshjes së sotme ndaj Dritës, të cilen ndeshje e humbi me rezultat 1:2, ka reaguar ashpër me një komunikatë pas ndeshjes, madje duke paralajmëruar mas ekstreme edhe largim nga liga.

Më poshtë reagimi i plotë i Llapit.

Komunikatë për shtyp

Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.

Munishi i akuzon rëndë Dritën pas fitores me Llapin

Portieri i Kombëtares i jep fitoren Spal-it, zgjedhet lojtar i ndeshjes