Lirim Zendeli zyrtarisht në Formula 2

Ëndërroj për diçka që nuk ka ndodhur kurrë dhe kur zgjohem them: pse jo?!” Fjalët e shkrimtarit dhe kritikut të njohur irlandez, Bernard Shaw, janë përshtatur në jetën e një djaloshi që po lufton për gjithçka: për të shkruar historinë, për të qenë në të ardhmen i pari shqiptar në historinë e Formulës 1.

Lirim Zendeli ka kryer një hap gjigant përpara dhe nga sezoni i ri do të garojë në Formulën 2. Një lajm i madh për të gjithë të pasionuarit e sportit. 21-vjeçari shkupjan ka nënshkruar marrëveshjen me skuderinë MP Motorsport dhe që tani e ka shkruar një pjesë të historisë, sepse asnjëherë një njeri me gjak kuqezi nuk ka qenë pjesë e një niveli kaq të larë në sportet e shpejtësisë.

“Iron Man” e testoi njëvendëshen e tij në Abu Dabi dhe pasi regjistroi kohën e 6-të më të mirë, u mbyll edhe akordi për të bashkëpunuar në sezonin e ri. Një kobntribut të jashtëzakonshëm në këtë arritje ka pa diskutim sponsori i tij dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj, Sali Ajdini.

Në sezoni e fundit në Fromula 3, Zendeli arriti të sigurontë nëj fitore spektakolare në SPA, teksa 36 herë të tjera e mbylli në podium, duke koleksionuar edhe 2 “pole position”. Edicioni do të nisë në vitin 2021 dhe tashmë “njeriu i hekurt”, piloti që duket sikur ka sensorë në trup për mënyrën se si i ndjen kthesat, është gjithmonë e më pranë ëndrrës së madhe, Formulës 1./supersport/

Rikthehet Kupa e Kosovës: Sot luhen 6 ndeshje

Strakosha: shqipëria të guxoj për botërorin, Tomasi nuk trembet nga Levandovski