Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ka kujtuar natën e 14 tetorit në Beograd, dhe takimin mes Serbisë e Shqipërisë.
Mbrojtësi nga Kavaja ishte titullar në ndeshjen e ndërprerë, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, dhe u bë protagonist tek ballafaqimi kur lojtarët serbë e kapen flamurin e Ismail Morinës që po valitej ngjitur në një dron.
“Mos ma prek Flamurin” ka shkruar Lila, në të cilin ka bashkangjitur edhe fotografi nga ajo natë.