Liga profesioniste: Ja pse e ndërpremë bojkotin

Në deklaratën e Ligës, thuhet se bojkoti e arriti qëllimin, duke sensibilizuar qeverinë dhe opinionin publik për rëndësinë jetike që kanë këto ndryshime ligjore për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Ndërprerja sipas Ligës, erdhi edhe për të ndihmuar futbollistët, të cilët kanë sakrifikuar në këtë periudhë.

Deklarata e Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit vendosi ditën e sotme për nisjen e aktivitetit futbollistik të Kategorisë Superiore për edicionin 2020-2021.

Presidentët janë informuar për ecurinë e mëtejshme të procesit dhe arritën në konkluzionin se bojkoti ka arritur qëllimin e tij duke sensibilizuar qeverinë dhe opinionin publik për rëndësinë jetike që kanë këto ndryshime ligjore për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Për këtë arsye si dhe për të ndihmuar futbollistët, të cilët kanë sakrifikuar në këtë periudhë, vendosën unanimisht fillimin e edicionit futbollistik me Kupën e Shqipërisë ditën e dielë dhe javën e parë të Kategorisë Superiore të mërkurën

Rama: Përshëndes fundin e bojkotit absurd

Moderatorja “çmend” ndjekësit me postimin e fundit