Lala i quan absurde kritikat e tifozëve ndaj Rashicës

Altin Lala ka folur në emisionin “Fax Sport” në lidhje me kritikat e fundit drejtuar Milot Rashicës për mos-ardhjen te Kosova në ndeshjen ndaj Maqedonisë së veriut. Lala, e ka cilësuar një absurditet.

Kritikat që vijnë nga tifozët se nuk erdhi për Kosovën, nuk e di, absurde, flasin pa lidhje. Më thoni një lojtar që nuk dëshiron të ishte kundër Maqedonisë së Veriut në atë ditë? Më thoni një lojtar që nuk do të jetë në Europian? Asnjë! A i thërrasin mendjes këta? Po kuptohet se ku jetojmë dhe çfarë absurditetesh duhet që të dëgjojmë. Se përpara ndeshjes nuk thanë asgjë dhe menjëherë pas humbjes doli që Rashica, Muriqi dhe Rrahmanin nuk donin të vinin”, ka thënë Lala.

Zyrtare: Lokomotiva Zagreb firmos edhe me një shqiptar

Ballisti: Edi Reja supertrajner, por duhet ti jepet pushtet