Kur tifozët bëjnë punën e FSHF-së

aSport – Një faqe facebook-u, me vetëm dëshirën për të bërë mirë për kombëtaren kuq e zi, ka marrë një iniciativë interesante për të përmirësuar akoma më shumë ekipet kombëtare të moshave me elementë të rritur jashtë vendit. Në fakt, faqja “Albanian Talents/Talentet Shqiptare” mundohet prej kohësh të ndjekë lojtarët kuq e zi duke pasqyruar rezultatet e fundit, por tani kanë bërë një hap më shumë, duke i seleksionuar lojtarët në varësi të dëshirës së tyre për të përfaqësuar Shqipërinë pas kontakteve direkte.

Lista, e dërguar dhe në FSHF, përmban 32 lojtarë të mundëshëm për kombëtaret u17, u19 dhe u21, të cilët nuk kanë qënë të grumbulluar më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Siç pretendojnë dhe administratorët e faqes, të gjithë talentet kanë shprehur gatishmërinë për të luajtur me Shqipërinë.

Ja lista :

Portierë:
*Armando Demalija – Regianna -18 vjeç
Klenton Pentreou – Crystal Palace U21- 21 vjeç
Donat Pavataj – Feynord U19 – 18 vjeç
* Marco Alia – Lazzio U17 -16 vjeç
* Jetan Ndreu – Parma U19 – 17 vjeç

Mbrojtës:
* Bardhec Bytyqi – Aalborg – 19 vjeç
* Lirim Mema – Eintraht Branchwing – 18 vjeç
Qendrim Kameraj – Lucern – 17 vjeç
Arjan Qollaku – Zurih U21 – 19 vjeç
Edvard Race – Stebak – 19 vjeç
Laurant Sadiki – Young Boys U21 – 19 vjeç
Kreshnik Hajrizi – Young Boys U18 – 17 vjeç
Fuad Rahimi – St Gallen U21- 18 vjeç

Mesfushorë:
Visar Shala – Club Bryzh – 16 vjeç
Agon Hani – Slovacko – 17 vjeç
* Alban Sulejmani – Legia Varshave – 18 vjeç
Londrit Hamidi – Young Boys – 17 vjeç
* Albin Ramadani – Sv Ried – 18 vjeç
* Andrea Isufaj – Kievo U19 – 17 vjeç
* Edi Sylisufaj – Falkenbergs U21 – 17 vjeç
Adem Berisha – Wolfsburg – 18 vjeç
Elvir Gashi – Hofenhaim U19 – 17 vjeç
Ylli Podrimcaku – Kalmar U19 – 18 vjeç
* Katriel Islamaj – Empoli (Huazuar Vf Colligiana) – 18 vjeç
* Leon (Ljeon) Aliji – Sv Ried U18 – 16 vjeç
Kleris Kala – Ascoli U19 – 18 vjeç
* Durim Berisha – FC Schalke 04 U17 – 16 vjeç

Sulmues:
* Shkelqim Demhasaj – Schaffhausen – 20 vjeç
* Egson Gashi – Nurenberg U19 – 17 vjeç
Remzifaik Selmani – Renova – 19 vjeç
Atdhe Rushiti – Basel U 19 – 17 vjeç
* Alfred Ajdarevic (Hajdari) – Örebro SK- 18 vjeç

You must be logged in to post a comment Login