Kupa e Shqipërisë, FSHF e nis për të dielë

aSport – Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar sot datat dhe kalendarin e ruandit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e turit paraeleminator nisin që të dielën ndërsa faza e parë e këtij turneu merr jetë tri ditë më vonë.

Ashtu siç e parashikon edhe renditja e sezonit të kaluar të kategorisë Superiore, Kukësi mbajtësi në fuqi i trofeut, do ta nisë aventurën në këtë edicion me sfidën ndaj Tomorit të Beratit. Verilindorët bëjnë pjesë në grupin A, ashtu si edhe Skëndërbeu që duhet të presë për të njohur kundërshtarin e ruandit të parë. Partizani që është pozicionuar në grupin B, do të përballet me fituesin e takimit mes Adës dhe Kevitanit. Tirana do të sfidojë Sopotin e Librazhdit, ndërkohë që Laçi do të përballet me Turbinën e Cërrikut.

Turi  paraeleminator datë 25.09.2016 ora 15:00

Grupi A                                     Grupi B

(Butrinti-Naftëtari)                            (Ada-Kevitan)

Turi i Parë i Kupës së Shqipërise 1/16

Datë  28.09.2016  ora 16:00                  Datë  05.10.2016  14:00

 

Grupi A                                   Grupi B

Fit. çifti A1-Skënderbeu       Fit.çifti B1-Partizani

Tomori-Kukësi                       Shënkolli-Teuta

Sopoti-Tirana                         Mamurrasi-Vllaznia

Turbina-Laçi                           Iliria-Flamurtari

Shkumbini-Bylis                    Besa-Tërbuni

Elbasani-Luftëtari                 Kamza-Korabi

Dinamo-Pogradeci                Burreli-Kastrioti

Lushnja-Apolonia                  Erzeni-Beslidhja

You must be logged in to post a comment Login