Kumbulla me njoftim: Edhe e dashura e tij pozitiv me COVID

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjet vendimtare të nëntorit, për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID19, ka shkruar sot se edhe e dashura e tij italiane, Greta është infektuat me këtë virus.

Anëtari i Romës, e ka dhënë këtë njoftim përmes llogarisë së tij në instagram, ku ka shkruar:

Përshëndetje! Jam mirë dhe vazhdoj periudhën e karantinës. Fatkeqësisht, e dashura ime Greta gjithashtu doli pozitiv për Covid-19. Për fat të mirë, është asimptomatike dhe prandaj tani jemi të dy që t’i kalojmë ditët të izoluar dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe kufizimet.

Por ne nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Ndriçues i kësaj periudhe disi të errët është Harry Potter, i cili shpesh më ka dhënë një buzëqeshje në të kaluarën dhe po e bën edhe tani. Cili është filmi juaj i preferuar? Përshëndetje për të gjithë dhe ju lutem jini të kujdesshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti

Ja sa milionë fiton Shqipëria nëse mposht Bjellorusinë

Mesfushori kazak: Ja si shënova gol nga mesi i fushës