Kozniku: Krerëve të FFK-së nuk dua as emrat t’ua dëgjoj

Ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku, në një rrëfim të gjatë për “Zeri.info”, ka analizuar ndeshjet e fundit të Kosovës, eliminimi nga Maqedonia, punën e trajnerit dhe reagimin që duhet bërë Federata pas dështimin në garat e “play off-it” në Ligën e Kombeve.

Sipas Koznikut, ky rast nuk është dashur të lëshohet, pasi Kosova sipas tij e ka një ekip fantastik dhe ka mundur shumë lehtë të kualifikohet në Evropian.

Tek Kosova është krijuar një situatë interesante. Nëse e kritikon ekipin kombëtar të thonë se je xheloz e madje po të akuzojnë edhe për gjëra tjera. Po me dhemb zemra kur po i dëgjoj. Kosova ka ekip me lojtarë fantastikë dhe shpesh nuk dihet çfarë përzgjedhje mund të bëhet prandaj nuk është dashur të humbet takimi me Maqedoninë. Unë e “heq kapelën” për lojtarët pasi janë shumë cilësorë dhe duhet mbështetur. Unë jam befasuar si Lirim Kastratit nuk i jepej rasti. Shumë herët kam thënë pse nuk ka minuta ky lojtar dhe ai e dëshmoi këtë ndaj Greqisë. Ka qenë mëkat që ky futbollist u la anash deri tash kur dihet se çfarë forme ka kaluar në këto dy vitet e fundit në Kroaci”, pohoi Kozniku
“Unë shpesh po i dëgjoj krerët e federatës, po me vjen keq dhe nuk po dua t’ua përmend as emrat, pasi as ata nuk po duan ta dëgjojnë emrin tim. E kisha thirr vetëm si “sekletar” (sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun). Them qëllimisht “sekletar”, sepse kjo federatë po punon me modele të Evropës e të Kroacisë. Ai duhet ta dijë se nuk është as te “thembra e Kroacisë”. Në Kroaci këto humbje rresht të trajnerit nuk ishin duruar. Pra, ose do të dorëhiqej trajneri, ose do ta shkarkonte Federata. Tek ne ndodh e kundërta, i vazhdohet kontrata. Përgjegjës numër një është selektori dhe pastaj federata janë përgjegjës që nuk janë kualifikuar në Evropian. Kur po i them këto fjalë e di që dikush thotë ja ky ka inat. Unë ju them se e dua shumë Kosovën dhe nuk e donë askush më shumë se unë që janë aty. Unë kam ardhur në vitin 1993 kur isha lojtar i Kroacisë dhe Hajdukut te luaj ndeshje miqësore në Shqipëri, pastaj në vitin 1999 ndeshje miqësore në Tetovë, kam ardhur 2002 në Kosovë edhe pse isha pjesë e Kroacisë dhe Dinamos. Kjo mendoj se ka qenë trimni dhe dashuri për vendin. Erolli e dinë shumë mirë këtë dhe e kisha pyet ku ka qenë ai në ato kohëra. Mu po me dhemb që krerët e FFK-së po dalin se janë hero tash e po i harrojnë ato që janë bërë më përpara. Unë kam qenë reprezentues i Kosovës si 13 vjeçar, pra ka ekzistuar edhe atëhërë futbolliKur po i them këto fjalë e di që dikush thotë ja ky ka inat. Unë kam qenë me Kroacinë në kampionatin Botëror në Francë dhe e kemi zënë vendin e tretë, trajner ka qenë Çiro Blazheviq. Ai u bë hero këtu, mori mirënjohje nga të gjitha institucionet duke filluar nga presidenti i shtetit. Në kualifikimet e radhës Kroacia nuk e arriti kualifikimin dhe Blazheviq u largua”, theksoi Kozniku.

Zv/trajneri i Kombëtares: Ja pse po luajmë me 3-5-2

Lokomotiva”shqiptare”, prezanton shqiptarin e 6-të