Përfaqësuesesja e Kosovës U21, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ekipi i udhëhequr nga Rafet Prekazi, fillimisht do të luaj kundër Shqipërisë me 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe më pas kundër Turqisë me 17 nëntor në Samsun.
Stërvitja e parë e tyre do të mbahet të hënën me 9 nëntor në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas me fillim nga ora 14.00.
