Kosova sfidon Moldavinë, vetëm fitorja e mban në ligën C

Humbja në Slloveni në minutat e fundit me një penallti të paqenë la një shije të hidhur te Kosova, që mbrëmjen e sotme në Fadil Vokrri do të synojë me të gjitha mënyrat të mposhtë Moldavinë për të evituar rrëzimin në Ligën D, objektiv për të cilin do t’i mjaftonte dhe një barazim dhe sidomos për të arritur fitoren e parë në grup në këtë edicion të Nations League. Edhe në këtë sfidë dardanët do të drejtohen nga zëvendësi i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, pasi trajneri zviceran vazhdon të jetë i izoluar në karantinë për shkak se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mungesat te Kosova do të jenë të shumta edhe në këtë ndeshje, por me emra si Muriqi, Bernard Berisha, apo edhe Celina, dardanët e kanë kapacitetin për të marrë 3 pikët përballë Moldavisë.

Ish mesfushori i Kombëtares i jep zemër ekipit para ndeshjes me Bjellorusinë

Shqipëria mposhtë Bjellorusinë dhe e mbyll si e para