Kosova me ekipin e dytë përballë Greqisë

Kosova sot përballet me Greqinë, në një ndeshje ku veç atmosferes së brendshme të ekipit, janë edhe mungesat e shumta.
Ekipi i Challandes nuk e ka pasur aspak të lehtë të përgadis këtë ndeshje, duke pasur parasysh mungesat e shumta dhe atmosferën e krijuar që prej humbjes me Maqedoninë e Veriut.

Kosova është pjesë e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku ka marrë vetëm një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Greqia është lider i grupit me 7 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia, derisa Moldavia është po ashtu me një.

Ndeshja, Greqi – Kosovë, luhet sonte me fillim nga ora 20.45, në stadiumin “Spiros Louis”, në Athinë.

E vërteta e natës shqiptare të 14 tetorit (video)

Reja, përsëri me ndryshime në formacion