Kosova luan falas në “Loro Boriçi”

aSport – “Loro Boriçi” nuk do t’i kushtojë asnjë cent Federatës Kosovare të Futbollit. Mësohet se organi në fjalë ka arritur akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit pa paguar asgjë për takimet që Kosova do të zhvillojë në  Shkodër në kuadër të eleminatoreve të Botërorit që do të mbahet në Rusi.

Kushtet e kësaj marrëveshjeje janë një provë e qartë se dualiteti që lindi mes dy federatave pas largimit të disa futbollistëve nuk është aq i ashpër sa u pasqyrua në disa media.

Sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt “Rusi 2018” mësohet se njëra prej rivaleve të saj në grup, Ukraina, ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e fazës finale të turneut nëse fiton këtë të drejtë në fushë.

Kosova është shortuar në Grupin I ku përveç Ukrainës konkurojnë edhe Islanda, Turqia, Kroacia dhe Finlanda.

You must be logged in to post a comment Login