Kosova apo Shqipëria? Përgjigjet Ademi

Emri i Kemal Ademit kohëve të fundit ka qenë jo pak i përfolur në mediat e shkruara, për shkak të zgjedhjes për ta përfaqësuar Zvicrën apo Kosovën.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova që së fundmi u transferua te Fenerbahçe, ka treguar se është në mëdyshje të përzgjedhjes së përfaqësueses që do të përfaqësoj.
Ish lojtari i Baselit të Zvicrës, për gazetën turke “Sabah”, ka deklaruar:

“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten”.

Ndryshe, Ademi u largua këtë verë nga Baseli për t’u transferuar në Fenerbahçe.

Ja kush do ti transmetojë ndeshjet e Ligës Unike

Meta dekoron katër ish lojtarë të Partizanit