Korabi-Laçi ngre siparin, ja kalendari i javës së parë të Superligës

aSport – Korabi-Laçi ëshë ndeshja që do të ngrejë siparin e edicionit 2016-2017 të Kategorisë Superiore.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret e përballjeve të javës së parë, të cilat do të luhen të mërkurën më 7 shtator.

orën 16:00 Korabi i ngjitur rishtaz në elitën e futbollit shqiptar do të “presë” kurbinasit“Selman Stërmasi”, që do të jetë shtëpia e dibranëve këtë sezon.

Ndërkohë, të katër sfidat e tjera do të zhvillohen në orën 19:00, me Skënderbeun që do ta nisë mbrojtjen e titullit përballë Flamurtarit në shtëpi. Luftëtari i rikthyer në Superligë pret Partizanin pretendent për titullin. Për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Gjirokastrës, ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, ku në këtë edicion do të luajnë si vendas të kuqtë. Dy ditë pas kombëares, Vllaznia do ta përurojë “Loro Boriçin” e ri me duelin ndaj Kukësit, ndërsa Teuta do të presë Tiranën“Niko Dovana”.

Superliga, java e parë

E mërkurë, 7 shtator 2016

Korabi – Laçi (16:00)
Skënderbeu – Flamurtari (19:00)
Luftëari – Partizani (19:00)
Vllaznia – Kukësi (19:00)
Teua – Tirana (19:00)

You must be logged in to post a comment Login