Kombëtarja U21, sonte përballë Anglisë, mund të shkruajnë historinë

Kombëtarja Shpresa do të luaj fatin e saj sonte përballë Anglisë. Në mungesë të trajnerit, Alban Bushi i cili ka rezultuar pozitiv me COVID19, ekipin do ta udhëheq, Xhemal Mustedanagic i cili ishte i ulur në pankinë edhe në ndeshje me Kosovën.

Shpresat do të synojnë fitore ditën e nesërme ndaj Anglisë e cila kryeson grupin e tretë me 25 pikë të ndejkur nga Austria me 15 dhe Shqipëria e treta me 14 pikë.

Por edhe fitorja eventuale mund të mos i kryej punë Shqipërisë pasi nëse austriakët fitojnë ndaj Andorës atëherë fitorja do të jetë e pavlefshme.

Bulku: Festa mbaroi, nuk ka vend për eufori

Berisha: Të korrigjojmë gabimet