Kombëtarja, publikohet lista e lojtarëve për ndeshjen me Izraelin

aSport– Trajneri Gianni De Biasi ka bërë publike listën e lojtarëve që ka ftuar në kombëtare për ndeshjen kualifikuese me Izraelin. Takimi do të luhet në Shkodër, 12 nëntor, ora 20:45.

Bie në sy rikthimi i Ajetit pas dëmtimit, grumbullimi i katër portierëve dhe konfirmimi i Llullakut, Çanit e Grezdës. Në listë edhe Sadiku, i cili është ende në periudhë riaftësimi.

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thomas Strakosha.

Mbrojtës: Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Frederic Veseli.

Mesfushorë: Migjen Basha, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Jahmir Hyka, Andi Lila, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Eros Grezda, Amir Abrashi.

Sulmues: Bekim Balaj, Edga Çani, Armando Sadiku, Azdren Llullaku, Rei Manaj.

You must be logged in to post a comment Login