Kombëtarja: Gjysma e ekipit në formacionin më të mirë të grupit

Pas triumfit në grup, Kombëtarja Shqiptare ka siguruar ngjitjen në Ligen B. Por ecuria e ekipin gjatë kësaj kohe, është analizuar nga uebfaqja e njohur e statistikave “whoscored”, transmeton asport.

Whoscored ka krijuar formacionin më të mirë të edicionit që u mbyll dje, e për sa i përket grupit 4 të Ligës C, bie në sy që pothujse gjysma e ekipit janë shqiptarë.

Pjesë e këtij formacioni janë 5 shqiptarë si: Berisha, Gjimshiti, Bare, Manaj dhe Cikalleshi, i cili kishte notën më të lartë të kësaj 11-she, falë 4 golave të shënuara në 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kumbullame zemër të artë, mediat italiane vlerësojnë gjestin e shqiptarit

Duka: Air Albania do ta bëjmë me bar hibrid, e ardhmja e Rejes…