Kombëtarja e Re(jës) për 2024

Shkruan: Elton Çela


Shqipëria nuk shkoj më tepër se dy barazime pa gola në transfertat e muajit tetor duke humbur në kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Në sfidat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, trajneri Reja ashtu, si çdo trajner kombëtareje në këtë periudhë pandemie erdhi me një listë extralarge, ku binte në sy një numër të madh futbollistësh me moshë të re.

Në këto sfida për kombëtaren tonë nuk munguan debutimet, qoftë edhe si titullar por edhe risi në lista. Por më shumë se rezultatet këtë herë vëmendjen e mori lista edhe përjashtimi nga ajo e emrave, si: Hysaj, Roshi, Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi. Në justifikimin e këtyre mungesave edhe risive në listë, tekniku Edi Reja është shprehur se po ndërton kombëtaren e re për Euro 2024. Këtij refreni ai i qëndroj përgjatë këtyre ditëve për të treguar se e ka seriozisht këtë rinovim të skuadrës. Rinovimi nisi menjëherë pas arritjes së madhe të futbollit tonë në Euro 2016 nga vetë De Biazi me disa emra, u vazhdua nga Panuçi por duket se me Rejën bëhet fjalë për dy skuadra komplet të ndryshme.

Ajo që duket, si skuadra e re e Rejës me të cilën ai synon të rikthej Shqipërinë në europianin e ardhshëm ka emra interesant, shpesh të panjohur për publikun shqiptar por edhe që luajnë në nivele të larta të futbollit europian.
Porta: në portë kombëtarja duket e sigurt me dyshen Strakosha – Berisha edhe shihen të sigurt në kombëtare deri në vitin 2024. Por porta blindohet edhe me titullarin e kombëtares U21, Selmani, si edhe dy blerjet italiane Molla dhe Aliaj.
Mbrojtja: bashkëngjitur portës bëhet fjalë për repartin më të kompletuar ku në qëndrën treshe ‘’veteranët’’ aktual janë: Gjimshiti, Veseli dhe Dermaku, të cilët në qërshorin e 2024 do të jenë 31 vjeç. Për një mbrojtës nëse qëndrohet në këto nivele nuk do të ishte asnjë problem të vazhdonin të ishin pjesë e projektit të Rejës. Pjesa tjetër e futbollistëve të grumbulluara në këtë repart janë më të rinj duke nisur nga Ismajli dhe deri tek mbrojtësit qëndror U21. Duke nisur nga ylli i mbrojtjes Marash Kumbulla dhe Mihaj e Mersinaj. Një tjetër ‘’blerje’’ italiane në mbrojtje është ajo e talentit të Interit, Çepele. Por edhe në skuadrën e U21 kemi dy alternativa, si Selmani dhe Bajrami. Por alternativat mund të shtohen nëse Reja zgjedh të rikthej sytë nga Ajeti apo Prenga. Në krahë situata është disi më ndryshe ku në të djathtë alternativa parësore është kapiteni Hysaj. Zëvendësi i tij i përzgjedhur ka qënë Veseli ndërsa më të rinjtë që shihen pjesë e projektit janë Doka dhe Marku me Balliun një alternativë tjetër më eksperte pak e parë nga Reja. Në krahun tjetër titullar është kthyer Trashi me alternativa të tij Lenjanin dhe Memollën futbollist që nga mosha japin pak siguri, se do të jenë pjesë e kombëtares deri në europianin e ardhshëm. Ndoshta ripeshkimi i Binakut ose afrimi i Ismajlgecit mund të jenë alternativat që duhen.

Mesfusha: pavarsisht të hedhurve në fushë në dy ndeshjet e fundit duket se treshja e mesfushës së Rejës janë: Bare – Gjasula – Abrashi por alternativat nuk janë të pakta nga Laçi tek Selahi, nga Ramadani tek Qose nga Ndoji tek Çekiçi dhe më të fundit Çokaj apo Kallaku në pritje edhe të një tjetër U21, si Dobra mund të japin forcë e freski por edhe fleksibilitet për mesfushën e re të Edi Rejës. Por nëse në planet e tij do të jetë shtimi i eksperiencës atëherë Xhaka dhe Kaçe mund të kthehen në mundësi por nuk duhet të harrohet Roshi, që nëse vazhdon të jetë pjesë e projektit të Rejës mund të ndihmoj në krah dhe në mbështetje të sulmuesit.

Sulmi: një tjetër repart i pasur me talente dhe të rinj por nëse nisim nga eksperieca janë: Cikalleshi, Sadiku dhe Balaj për të cilët mbetet të shihet se nëse Reja ka ende për të parë. Brezi i ri mund të nis nga Uzuni një ‘’xholi’’ i vërtetë jo vetëm në sulm por edhe në mesfushë. I preferuari i deritanishëm në sulm është Manaj por i shumëprituri është Kamberi, të cilin ende nuk e kemi parë të debutoj me fanellën kuqezi. Ndërsa ylli i vërtetë i së ardhmes pritet të jetë Broja por jo vetëm pasi Vrioni, Seferi, Muçi e Muçolli janë të tjera mundësi për kombëtaren e re të Rejës.

Mesfushori shqiptar i jep fitoren Brescias (video)

Zyrtare: Skenderbeu firmos me ish lojtarin e Kombëtares