Kombëtarja e Femrave (U-19) njihet me kundërshtarët e grupit

Asport – Skocia, Austria dhe Ukraina do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të kombëtares shqiptare U-19 për femra. Turneu eliminator është vendosur të zhvillohet nga data 14 deri në datë 22 shtator 2015 ne Austri.

 

Shorti është hedhur në Nyon te Zvicres, në këtë edicion do të marrin pjesë 44 vende. Shqipëria ishte e caktuar një ndër 11 skuadrat e “Vazos D”. Sic dihet, në vendin tonë futbolli i femrave pavarësisht rezultateve të mira të Kombëtares A, mbetemi ende një ekip me shumë rrugë për të bërë.

Sipas shortit Shqipëria u zgjodh në grupin 11 së bashku me Skocinë, udhëheqësja e grupit, e ndjekur nga Austria dhe Ukraina.

Vendi ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij roundi për Grupin 11 do të jetë Austria.
Interesant ishte fakti që sërisht Rusia dhe Ukraina ishin përcaktuar si “përballje që duhet evituar” në këtë short ndërsa midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk kishte asnjë udhëzim.

/fshf/

You must be logged in to post a comment Login