Klubet e Gjilanit nuk gabojnë

Gjilani ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të vështirë në ndeshjen e sotme kundër Drenicës.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gentjan Mezanit ka marrë tri pikë të arta, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës, Gjilani e fitoi me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Darko Nikaç në minutën e 11-të të ndeshjes.

Drenica e kërkoi vazhdimisht golin e barazimit, sidomos në pjesën e dytë, por mysafirët dështuan t’i konkretizojnë rastet e shumta.

Nga ana tjetër, edhe skuadra tjetër gjilanase, Drita ka regjistruar fitore të rëndësishme.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka mposhtur Besën në Pejë me rezultat të thellë, 1:4.

Betim Haxhimusa (‘4,’40) dhe Astrit Fazliu (’12,’64) i realizuan golat për mysafirët.

Kurse golin e vetëm dhe të nderit për pejanët e realizoi Krasniqi në minutën e 18-të të ndeshjes.

FFK lejoi vizita private në hotel në kohë pandemie, dy futbollistë të Kosovës pozitiv me Covid 19vizita private në hotel në kohë pandemie, dy futbollistë të Kosovës pozitiv me Covid 19

Berisha i papërmbajtshëm, shënon dy gola ndaj Zenitit (video)