Ja kush do ti transmetojë ndeshjet e Ligës Unike

Platforma televizive Art Motion ka nënshkruar sot dy kontrata; një me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe tjetrën me Ligën Unike të Basketbollit.

Me marrëveshjet e reja basketbolldashësit kosovarë do të mund t’i ndjekin për tre vjetët e ardhshme të gjitha ndeshjet e basketbollit kosovar si dhe ndeshjes së ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Platformës “Artmotion”, Alaudin Hamiti, ka thënë se as vet nuk e kishte besuar se kjo platformë do të ecte më hapa kaq të shpejtë, sa të arrinte të rinovonte kontratën me FBK-në një vjet para se ajo të skadonte.

“Artmotion është shndërruar në adresën numër një të sportit në vend. Kemi arritur ta ngritin nivelin e shikueshmërisë të basketbollit kosovar pas zbehjes që ka përjetuar disa vjet më herët”, është shprehur Hamiti.

Ndërkaq Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është shprehur i lumtur me rinovimin e kontratës mes dy institucioneve.

“Artmotion është shtëpia e basketbollit të Kosovës. Kemi kërkuar një partner medial dhe atë e kemi gjetur tek ju. Kemi 150-180 transmetime në vit dhe këto ndeshje vetëm të FBK-së. Nga ky vit do të kemi edhe mbi 60 ndeshje të Ligës Unike. Kemi bërë bashkë revolucion”, ka thënë Fetahu.

Përveç me FBK-në, Artmotion ka arritur ujdi edhe me Ligën e Unike, ku kryetari i saj Dren Zatriqi, ka thënë se arritja e saj është realizim i një ëndrre.

“Liga Unike ka qenë ëndërr e përbashkët e shumë njerëzve, por fati deshi që këtë vit të ndodhë realizimi i kësaj ëndrre dhe këtij projekti. Ëndrra do të ishte e parealizueshme si duhet po mos të ishte Artmotion”, ka thënë Zatriqi.

“Ne do të jemi liga që do ta bartë logon si liga zyrtare e derbive”.

Ismet Munishi i “lutet” Edi Ramës

Kosova apo Shqipëria? Përgjigjet Ademi