Hysaj besnik i Napoli-t, qëndron edhe pesë vite

aSport – Elseid Hysaj dhe Napoli brenda pak orësh do të bëjnë publik zgjatjen e akordit. Mbrojtësi shqiptar i ka premtuar besnikëri kampanëve.

Sipas akordit të ri Hysaj pritet që të qëndrojë në Napoli së paku deri në 2021-n. Mësohet se në kë akord ekziston një klauzolë që i lejon palëve të shtyjnë edhe për një tjetër vit bashkëpunimin.

Sa i përket pagës vjetore Napoli i ka ofruar Hysajt rreth 1.6 milionë euro në sezon. Kjo shifër do të ndryshojë ç’do vit pasi në kontratë janë edhe të ashtuquajturat “bonuset e besnikërisë”. Pra nëse Hysaj do të qëndrojë deri në 2021-n në “San Paolo” atëherë paga e tij në vitin e fundit mund të arrijë deri në 2.3 mln euro.

De Laurentiis është “shpërblyer” nga lojtari për pagën e ofruar me klauzolën e shitjes. Mësohet se Napoli i ka vendosur një çmim jo më të vogël se 50 milionë euro lojtarit nëse brenda pesë viteve të ardhshme do të kërkohet nga një klub që nuk është pjesë e Serie A.

You must be logged in to post a comment Login