“Gradohet” kapiteni i U17, merr ftesë nga ekipi i shpresave

Kapiteni i Kombëtares U17, Mario Mitaj ka marrë ftesën për të qenë në Kombëtaren U21 të Shqipërisë. Mitaj është aktivizuar këtë sezon me AEK e Athinës, duke u bërë lojtari më i ri që ka veshur fanellën e skuadrës greke. Djaloshi 17 vjeçar aktivizohet në mbrojtje dhe në mesfushë, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të vijë ftesa nga trajneri Alban Bushi.
Edhepse Greqia ka tentuar disa herë ta afrojë në ekipet e saj të moshave, Mitaj ka qenë i vendosur për të pritur ftesën e kuqezinjve, që nuk ka vonuar.

Gjici “sinjale” Gegës: Trajneri të lidhë lojtarët

Shqiptari mban fjalim motivues për bashkëlojtarët, dhe i shënon 3 gola ekipit të Ibrahimoviçit