Goli i Gashit votohet si më i bukuri i sezonit

aSport– Nuk ndalen vlerësimet për sulmuesin shqiptar. Të merituara, pasi në Amerikë Shkëlzen Gashi ka gjetur tokën e tij të premtuar. Goditja spektakolare e dënimit që 28 vjeçari i shënoi Vancouver Whitecaps në fund të shtatorit, është votuar nga publiku si goli më i bukur i sezonit.

Me 10 gola në 28 takime, Gashi ka qenë një ndër pikat më të forta për Colorado Rapids këtë kampionat. Edhe falë kontributit të shqiptarit, skuadra e tij tashmë ndodhet në gjysëmfinalet e Major League Soccer.

You must be logged in to post a comment Login