Gol spektakolar dhe dëmtim në kavilje, Gashi rrezikon Izraelin

aSport– Goli në minutën e 36’ është nga ata që nuk do të harrohen lehtë. Për Shkëlzen Gashin përballja Colorado Rapids – LA Galaxy dukej se do të ishte një e tillë kopertine pas “perlës” nga distanca, por me përfundimin e pjesës së parë, u mbyll edhe ndeshja e Gashit.

Një dëmtim në kavilje ka bërë që sulmuesi shqiptar të mbetet në dhomat e zhveshjes. Mediat amerikane, në raportimet e para, tregojnë se nuk bëhet fjalë për një shqetësim serioz, por duhet pritur kalimi i orëve për të mësuar realisht shkallën e dëmtimit.

Përflitej se sulmuesi do të grumbullohej nga trajneri De Biasi për ndeshjen me Izraelin por dëmtimi i pësuar mund të bëhet pengesë për rikthimin e bomberit të Colorado-s me fanellën kuqezi mbi supe.

You must be logged in to post a comment Login