Gocat e Kombëtares në rënie të lirë, mposhten dhe nga Rumania

aSport – Ka regjistruar një humbje 0-3 në Elbasan Arena Shqipëria për Femra përballë përfaqësueses rumune. Nga minuta 44 në të 71, ekipi i drejtuar nga Armir Grima ka pësuar 3 gola nga e njëjta lojtare – Vatafu. Takimi ishte i vlefshëm për Grupin 3 të Eliminatoreve të Europianit të Femrave 2017 që do të mbahet në Holandë. Ky rezultat është humbja e 7të nga 7 ndeshjet që Kombëtarja jonë ka luajtur në grup, duke zënë vendin e fundit.

Grupi kryesohet nga Franca që i ka fituar të 6ta ndeshjet e saj, teksa renditja vazhdon me Rumaninë që është ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina. Në vendin e parafundit është Greqia fqinje që numëron vetëm 2 fitore. Ndeshja e rradhës për Shqipërinë do të jetë ajo e dates 20 shtator në transfertë përballë Francës, kryesueses së grupit.

You must be logged in to post a comment Login