Gjimshiti “lider” në ajër, më i miri në Serie A dhe i dyti në Europë!

Berat Gjimshiti në këtë sezon po kalon kulmin e formës së tij sportive. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shfaqur në nivelet më të larta si në Champions League ashtu edhe në Serie A dhe sidomos në kampionat ka qenë një gjigand i vërtetë sidomos përsa i përket dueleve në ajër.Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Europë përsa i përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt. Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europë, pas Kurt Zouma të Chelsea. Ylli i kombëtares sonë ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme. Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. Në 10-shen e parë i vetmi mbrojtës tjetër i njohur është Yerri Mina i Everton./supersport/

Firat: Ja kujt ja kemi frikën te Kosova

Ish mesfushori i Kombëtares i jep zemër ekipit para ndeshjes me Bjellorusinë