Gent Dinaj kalon te Marseja

aSport – Olimpiku i Marsejës ka siguruar shërbimet e talentit 18 vjecar Gent Dinaj. Futbollisti nga Peja që ka luajtur 1 ndeshje me Shqipërinë U19 firmosi një kontratë 2 vjecare dhe menjëherë filloi të stërvitet me të rriturit, shenjë e besimit që kanë drejtuesit e klubit francez tek ai.

Dinaj e vlerëson Marsejën për traditën që ky klub përfaqëson si dhe për faktin se dikur kapiten i klubit ishte Lorik Cana. Ai ka dhe një të përbashkët tjetër me kapitenin: të dy kanë luajtur për PSG, vetëm se Dinaj me të rinjtë e klubit parizien. Ambicia e Gentit është të fitojë trofe me klubin e ri. Kujtojmë që ai iu bashkua Marsejës nga Dijoni.

You must be logged in to post a comment Login