Gafa e aeroportit : FSHF kërkon dëmshpërblim nga Austrian Airlines

aSport – Humbja e avionit drejt Luksemburgut një javë më parë nuk do harrohet aq lehtë. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompanisë së fluturimit Austrian Airlines dhe kërkon një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.

Arsyeja? Check-ini i fluturimit drejt Luksemburgut duhej bërë nëpërmjet një sporteli të Austrian Airlines. Kompania ofroi vetëm një sportel për stafin prej 42 vetash, çka solli humbjen e avionit. Përse? Sepse sipas Austrian Airlines, 1 orë e 15 minuta nuk mjaftonin për të kryer proçedurën. Kapiteni i “Lux Airlines” u detyrua nga zyrtarët e aeroportit të nisej pa ekipin shqiptar, i cili qëndroi dhe një natë në hotel dhe u nis të nesërmen me një avion privat. Për këto kosto, FSHF kërkon një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.

Austrian Airlines reagoi me anë të zëdhënësit Wilhelm Baldia : “Na vjen keq për ngjarjen, por koha nuk ishte e mjaftueshme për të kryer proçedurën. Do e verifikojmë dhe njëherë ngjarjen.”

Përveç humbjes së avionit, FSHF u ankua dhe për sjelljen e personelit, duke i quajtur “ofendues.”

You must be logged in to post a comment Login