Futbollisti shqiptar mahnitë Turqinë, gola asist e lojtar i ndeshjes (video)

Eduart Rroca ka kaluar në avantazh Istanbulsporin në transfertë me Samsunspor. Ndeshja e Ligës së Dytë turke vlen për raundin e pestë, teksa mesfushori shqiptar ka gjetur golin e dytë me fanellën e ekipit të ri.

Ish-lojtari i Kukësit ka shënuar në të 52 minutë, ndërsa në formacion është edhe Abazaj. Të dy lojtarët u larguan nga Kukësi duke kaluar në Turqi gjatë merkatos së verës. Vetëm pak minuta më vonë, në të 57 minutë Rroca ka gjetur golin e dytë personal dhe të dytin në transfertën e Samsunspor.

Balaj “shuplakë” Edi Rejes, shënon në fitoren e Sturm Graz

Dasma e tifozit: Surpriza e bukur nga TKZ e Tigrat Verdh e blu për çiftin nga Elbasani (video)